Më 16 korrik do të fillojë Karvani Shëndetësor "PërSHËNDETje" në Kamenicë


Komuna e Kamenicës ka njoftuar të gjithë qytetarët se me 16 korrik të enjten që nga ora 10:00 deri në ora 13:00 do të mbahet Karvanin Shëndetësor.
"Njoftohen qytetarët të marrin pjesë në Karvanin Shëndetësor "PërSHËNDETje", i cili do të mbahet në Sheshin "Metush Krasniqi" në Kamenicë", thuhet në njoftimin e Komunës.
"Gjatë aktivitetit temat që do të informohen janë tema shëndetësore: Aktivitetin fizik, Duhanin, Alkoolin, Mbipeshën, Ushqyeshmërinë".
"Nga këshillimi profesional do të ofrohen edhe shërbime shëndetësore për pjesëmarrësit. Në përfundim të aktivitetit do të ketë ushqim dhe pije falas", thuhet më tej.
Karvani Shëndetësor organizohet nga KOPF (Kosova Population Foundation) në kuadër të projektit AQH me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). /Telegrafi/




































