LAJMI I FUNDIT:

McLaren 720S Spider bëhet një ndër veturat më të fuqishme me tavan të hapur

McLaren 720S Spider bëhet një ndër veturat më të fuqishme me tavan të hapur

Novitec e ka modifikuar këtë McLaren, për ta ngritur në një nivel tjetër

Super-makina McLaren 720S Spider, me motorin 4.0 litra V8 që prodhon 710 kuaj fuqi, është një ndër veturat më të fuqishme me tavan të hapur, që ndodhen në treg, transmeton Telegrafi.


Kjo nuk i ka mjaftuar Novitec, që ta modifikojë edhe më shumë, duke punuar që të bëhet edhe më e fuqishme. Punimet që janë bërë në motor, kanë bërë që të nxjerrë 806 kuaj fuqi, ndërsa punimet në konstrukt, kanë bërë që të jetë shumë më i lehtë.

Si rezultat i ndryshimeve, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, McLaren 720S Spider, e arrin për 2.7 sekonda. Modeli i zakonshëm arrin shpejtësi deri në 341 kilometra në orë, ndërsa versioni i ri mund të arrijë 344 kilometra në orë.

Dizajni i është përditësuar me disa përfundime, për t’i dhënë dukje shumë më luksozë dhe të mirë. /Telegrafi/