LAJMI I FUNDIT:

McGregor zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur në karrierën e tij, injoron Khabib Nurmagomedovin

McGregor zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur në karrierën e tij, injoron Khabib Nurmagomedovin

Conor McGregor mori pjesë në një seancë ‘pyetje dhe përgjigje’ në Tëitter teksa zbuloi kundërshtarin më të fortë të karrierës së tij dhe dha parashikimin e tij për ndeshjen e kampionatit të peshave të lehta në UFC këtë muaj.

Irlandezi bëri disa përgjigje nga pyetjet e drejtuar në mediat sociale përpara rikthimit të tij të pritshëm në UFC.

Duke marrë pjesë në një seancë “Pyetje dhe Përgjigje”, ai emëroi rivalin e vjetër Nate Diaz si kundërshtarin e tij më të fortë, duke e shpërfillur pamëshirshëm ish-‘armikun’ e tij, Khabib Nurmagomedov.


I pyetur nga një fans për të përmendur kundërshtarin e tij më të fortë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij deri më sot, ai u përgjigj: “Nate”.

Natyrisht, McGregor ka një seri legjendare me dy luftime me Nate Diaz, pasi ka shkuar këmbë më këmbë në UFC 196 dhe UFC 202 në vitin 2016.

McGregor, i cili mbajti titullin e peshave të lehta të UFC në vitin 2016 para se të humbte, do të jetë një vëzhgues i mprehtë i ndeshjes së ardhshme kryesore në UFC 280 më 22 tetor.

Charles Oliveira dhe Islam Makhachev do të garojnë për titullin e lirë të UFC-së në peshën e lehtë në Etihad Arena në Abu Dhabi dhe McGregor e ka mbështetur Oliveiran që të rimarrë kampionatin.

https://twitter.com/TheNotoriousMMA/status/1577435041747329025

“Olly dhe lehtë”, parashikoi McGregor kur u pyet për fituesin e tij.

Ndryshe, McGregor nuk ka luftuar që kur pësoi një thyerje të këmbës në humbjen e tij në nokaut teknik ndaj Dustin Poirier vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori