LAJMI I FUNDIT:

McGregor – Mayweather, vjen basti një milion dollar

McGregor – Mayweather, vjen basti një milion dollar

Las Vegasi përgatitet të presë megaduelin mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather.

Kjo është një sfidë e shumëpritur nga të gjithë, me boksierin amerikan që konsiderohet dukshëm si favorit për të fituar.

Tashmë madje kjo sfidë ka filluar të kuotohet edhe në baste, ku spikat shifra prej një milion dollarësh e vendosur në favor të Mayweather, nga një person emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Kjo është shifra më e lartë e vendosur deri në këtë moment për këtë sfidë, një lëvizje që konsiderohet se bart një rrezik shumë të lartë për personin që e ka vënë këtë bast.


Jay Rood, zv.president i kazinosë “MGM” ku do të zhvillohet kjo supersfidë, bëri të ditur për “ESPN”-në se ai që vendosi bastin prej një milion dollarësh në favor të Mayweather është një klient i famshëm.

Përllogaritjet flasin se ky person do të sigurojë një fitim neto prej 182 mijë dollarësh në rast se amerikani do të triumfojë.

Ndërkohë, vet Mayweather është shprehur i sigurt për triumfin e tij ndaj McGregor në këtë superduel, që do të transmetohet ekskluzivisht nga “Digitalb” nëpërmjet paketës “Supersport”, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori