LAJMI I FUNDIT:

Mbyten shtatë persona duke dashur të bëjnë ‘selfie’

Mbyten shtatë persona duke dashur të bëjnë ‘selfie’

Në Uttar Pradesh të Indisë, shtatë të rinj kanë humbur jetën, pasi kanë rënë në ujë duke dashur të bëjnë ‘selfie’.

Ata kanë qenë duke lundruar në lumin Ganga, kur njëri prej tyre është ngritur në këmbë që të bëjë fotografinë, transmeton Telegrafi.


Në atë moment, barka është anuar dhe ai ka rënë jashtë. Duke dashur ta ndihmojnë, ata kanë hyrë në ujë dhe janë fundosur njëri pas tjetrit, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, India është një vend ku ndodhen 16 hapësira, në të cilat është e ndaluar me ligj, që të bëhen ‘selfie’. /Telegrafi/