LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e komunave paralele – policia pritet të intervistojë pesë persona të dyshuar

Mbyllja e komunave paralele – policia pritet të intervistojë pesë persona të dyshuar

Policia e Kosovës u ka dërguar ftesat për intervistim pesë personave të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Kjo ka të bëjë lidhur me pesë komunat paralele që funksiononin në veri e të cilat u mbyllën më 30 gusht 2024.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.


Elshani tha se katër prej ftesave i kanë dërguar dje, kurse një  jo për shkak se personi i dyshuar nuk gjendej në shtëpi.

“Ne ua kemi dërguar pesë personave të dyshimtë  për falsifikim të dokumenteve ftesat që të paraqiten në polici dhe të intervistohen nga ana jonë me kërkesë dhe autorizim të prokurorit. Katër prej tyre i kemi dërguar dje kurse një jo për arsye se ai person nuk ka qenë në shtëpi”, tha Elshani.

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur të premten pesë institucione paralele serbe, duke thënë se ato kanë vepruar nën udhëheqjen e Serbisë dhe “kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Në disa nga objektet që më herët janë përdorur nga institucionet paralele, ditëve të fundit janë vendosur pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori