Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Suedisë që po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në vitin 2022 në Katar.

Përfaqësuesja e jonë e filloi mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e dytë me anë të Vedat Muriqit, por ishte në pozitën jashtë lojë.


Ishte minuta e 12-të kur Suedia na ndëshkoi me anë të Ludwig Augustinsson, derisa Zlatan Ibrahimovic ishte në rolin e asistuesit.

166327661 315755586547819 7893380070874483837 n Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Lojtarët e Kosovës më pas u ndëshkuan me disa kartonë të verdhë si, Vedat Muriqi, Hekuran Kryeziu dhe Florent Hadërgjonaj.

Në minutën e 35-të, mysafirët na ndëshkuan përsëri, duke realizuar tani me anë të Alexander Isak, që mposhti Samir Ujkanin me një top mes të këmbëve.

suedia 1 Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Pjesa e parë kishte rastet edhe për Kosovën, mirëpo lojtarët tanë nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Shpresojmë që në 45 minutat e dytë të ketë një lojë më ndryshe nga Dardanët, duke marrë së paku një barazim. /Telegrafi/

https://twitter.com/rafaell777877/status/1376247923533619201

https://twitter.com/rafaell777877/status/1376253055100928003

telegrafi sport app