Mbyllet përkohësisht rruga “Robert Doll” në Prishtinë për shkak të asfaltimit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën, më 1 nëntor, rruga “Robert Doll” do të jetë e mbyllur për qarkullim, për shkak të punimeve të asfaltimit që do të zhvillohen gjatë ditës.
Sipas njoftimit zyrtar, mbyllja do të nisë nga ora 04:00 e mëngjesit dhe punimet pritet të zgjasin rreth 12 orë, deri në përfundimin e procesit të asfaltimit, përcjell Telegrafi.
Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje, në mënyrë që të shmangen pengesat në trafik.
“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin për një kryeqytet me infrastrukturë më të mirë”, thuhet në njoftimin e komunës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































