LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet kompleksi “Fshati maqedonas”, investim i qeverisë prej 6.5 milionë eurove

Mbyllet kompleksi “Fshati maqedonas”, investim i qeverisë prej 6.5 milionë eurove

Prej nesër do të mbyllet kompleksi “Fshati maqedonas”, investim prej 6.5 milionë eurove në Nerez të Shkupit, ndërsa ka qenë nën koncesion të ish-kryetarit të Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, përmes firmave të tij “Tineks” dhe “Kuins”.

Vendimin për mbyllje e ka sjellur menaxhmenti i kompleksit, të cilin e kanë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa Todoroviq nuk ka dhënë detaje për këtë vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ju informojmë se menaxhmenti i kompleksit “Fshati maqedonas” ka sjellur vendim për mbylljen e kompleksit dhe i njëjti do të ndalojë së punuari prej 18.10.2018 (e enjte). Ju falënderojmë për gjitha momentet e përbashkëta, kujtimet e bukura dhe vizitat gjatë viteve të kaluara”, thuhet në postimin në Facebook.

Todorovi për fshatin etnik ka paguar koncesion prej 3.500 eurove pa TVSH.

Kompleksi “Fshati maqedonas” është investim i qeverisë në vlerë prej 6.5 milionë euro. Ndërtimi ka kushtuar 5.2 milionë euro, për rregullim të brendshëm janë harxhuar 1.3 milionë euro, 24 milionë euro kanë kushtuar elektromobiljet të cilat kanë shërbyer për bartjen e valixheve të mysafirëve, 4.200 euro kanë kushtuar shenjat për udhëzime, ndërsa 2.700 euro kanë kushtuar kontejnerët dhe shportat për mbeturina.

Para se Todoroviq ta fiton koncesionin, qeveria nënshkruajti marrëveshje me kompaninë “Trend” e cila duhej të paguante 2 mijë euro në muaj, ndërsa marrëveshja u ndërpre me kërkesë të kompanisë, por asnjëherë nuk u treguan arsyet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori