Janë mbyllur të pesë takimet e javës së 21-të, ku nuk munguan rezultatet befasuese dhe ndryshimet në renditje.

Derbi i kësaj jave u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina mposhti Dritën me rezultat 2-0.


Kjo fitore e fut fuqishëm në garë për titullin Prishtinën, që mbetet e treta, por me katër pikë më pak se lideri Ballkani që ka 45 pikë, e tri më pak se Drita që ka 44 pikë.

154125602 10159706099518538 2871142903808937355 o

Gjilani pas një pike të marr me Ballkanin mbetet i katërti me 31 pikë.

Fitorja e Trepçës ’89 ndaj Llapit (1-0), ka bërë që mitrovicasit të qëndrojnë fuqishëm në pozitën e pestë.

Screenshot 8 1

Arbëria është e gjashta me 25 pikë, ndërsa Feronikeli i gjashti me 24.

Llapi dhe Drenica janë në zonën e rrezikut me nga 23 pikë, ndërsa Besa mbetet në fund me 7 pikë. /Telegrafi/

Screenshot 9 2

telegrafi sport app