LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Ajtene Krasniqit thotë se prokuroria s’ka prova se ilaçi ishte toksik

Mbrojtja e Ajtene Krasniqit thotë se prokuroria s’ka prova se ilaçi ishte toksik

Hetimet në rastin e Ajtene Krasniqit, e cila u arrestua një ditë më parë me dyshimet se kishte prodhuar ilegalisht ilaçin i cili shëronte bakterin “Escheria Coli”, pritet të zgjerohen.

Prokuroria tashmë ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Ajtene Krasniqin, me arsyetimin se ajo mund ta përsërisë veprën apo ka rrezik të ikë.

Hetimet për më tepër se 1 vit të njësisë së krimeve ekonomike treguan se medikamenti NT-41, të cilin e kishin përdorur shumë pacientë, kishte përbërje toksike dhe ishte prodhuar në kushte jo adekuate.


Avokati i Ajtene Krasniqit thotë se nga analizat laboratorike të cilat i posedon ai, nuk tregojnë ndonjë provë e cila dëshmon se ilaçi i prodhuar nga Krasniqi kishte përbërje toksike.

Familjarët e Ajtene Krasnqit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, kanë thënë se kanë të gjitha dokumentet dhe analizat e bëra në shumë shtete, të cilat tregojnë se ilaçi nuk ishte toksik.

Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale, që ishte pjesë e bastisjeve në shtëpinë e Ajtene Krasniqit, ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë për përbërjen e ilaçit NT-41.

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori