LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Aeroplanët luftarakë RAF të Mbretërisë së Bashkuar janë ngritur shpejt në ajër, në përgjigje të një aeroplani ushtarak rus mbi Detin e Veriut që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Mbretërisë.

Bëhet e ditur se dy aeroplanë Typhoons nga RAF Lossiemouth në Skoci u ngritën në ajër për të monitoruar aeroplanin rus Bear-F.

Kjo pasi aeroplani rus ishte zbuluar në “zonën e interesit” të Mbretërisë së Bashkuar, por ai nuk hyri në hapësirën ajrore sovrane të saj, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes në Londër.


Ministri i Forcave të Armatosura, Luke Pollard theksoi: “Kundërshtarët tanë nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë të palëkundur dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të mbrojtur Britaninë e Madhe”.

“Marina Mbretërore dhe RAF kanë treguar edhe një herë se janë të gatshëm për të mbrojtur vendin dhe unë i bëj nderim profesionalizmit dhe guximit të atyre që janë përfshirë në këto operacione të fundit”.

Siç raportohet, ushtria e Vladimir Putin besohet se po teston rregullisht gatishmërinë mbrojtëse të vendeve të NATO-s, përfshirë Britaninë, ndërsa ai vazhdon luftën e tij në Ukrainë.

Ndërkohë, Typhoons janë pjesë e alarmit të reagimit të shpejtë të RAF, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ata janë në gatishmëri të lartë 24/7, 365 ditë në vit, gati për të mbrojtur hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Përleshja pason anijet luftarake britanike, helikopterët dhe aeroplanët e patrullimit detar me rreze të gjatë që vëzhgonin përparimin e dy grupeve të veçanta të anijeve ruse ndërsa lundronin në drejtime të kundërta, njëra për në Atlantik dhe tjetra drejt Balltikut.

Në Kanal, HMS Iron Duke dhe cisterna RFA Tideforce vunë re tre anije ruse, të cilat drejtoheshin nga fregata Admiral Golovko.

Golovko shoqërohej nga anija kërkimore oqeanografike Yantar dhe cisterna mbështetëse Vyazma, sipas burimeve britanike të mbrojtjes.

Të tre ishin gjurmuar nga marina norvegjeze përpara se forcat britanike të merrnin kontrollin.

Ndryshe, kjo është hera e dytë në tre muaj që Marina Mbretërore dhe RAF zbulojnë anije dhe aeroplanë rusë afër Britanisë së Madhe.

Në shtator, anijet luftarake të Marinës Mbretërore e mbuluan nga afër Marinën Ruse, ndërsa katër nga anijet e saj lundronin nëpër Kanalin dhe Detin e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Kalo në kategori