LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Maxima tërhoqi vëmendjen me detaje lëkure

Mbretëresha Maxima tërhoqi vëmendjen me detaje lëkure

Me pallto-fustani, ajo dukej magjepsëse

Mbretëresha e Holandës, Maxima, kultivon një stil mbresëlënës, specifik të veshjes.


Ajo kombinon klasiken me trendët e modës dhe sa e bën perfekt këtë tregon edhe stili i saj i mbrëmshëm, transmeton Telegrafi.

Ajo vizitoi një muze, dhe për këtë rast kishte veshur një pallto-fustan me kutia ngjyrë të gështenjtë të çelur.

Ajo që këtë fustan e bën të veçantë janë epoletat të cilat janë punuar si një mini-mantel.

Mbretëresha Maxima këtij kombinimi i shtoi detaje lëkure si p.sh. rripa, të cilët nxirrnin në pah figurën e saj, doreza, çizme dhe çanta.

Ajo vendosi gjithashtu një byzylyk të zi dhe flori, një orë të zezë dhe një palë vathë floriri – të tre bizhuteritë i përshtaten në mënyrë perfekte të gjithë kombinimit.

/Telegrafi/