LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Letizia me fustanin e saj pranveror rrëmbeu shikimet

Mbretëresha Letizia me fustanin e saj pranveror rrëmbeu shikimet

Elegante dhe e sofistikuar dhe një detaj do ta shohim gjithandej këtë sezon

Mbretëresha e Spanjës Letizia solli një frymë të vërtetë pranvere kur mori pjesë në ndarjen e shpërblimeve të “Arteve dhe Letrave” (“Arts and Letters”) në Cordoba, në jug të Spanjës.

Një fustan midi me ngjyra të ndezura dhe një dezen lulesh është gjithçka që na duhet për këtë sezon pranvere.

Bukuroshja Letizia ka gjithmonë zgjedhjen e duhur të veshjes në raport me kohën e ditës për të cilën është planifikuar pjesëmarrja, transmeton Telegrafi.

Fustani i saj shumëngjyrësh tërhoqi shumë vëmendjen dhe këpucët në ngjyrë rozë të hapur vetëm sa e lidhën edhe më shumë të gjithë dukjen dhe e bënë një zgjedhje të vërtetë pranverore.

Fustani ka “mëngë të fryra” që kanë një histori të vjetër dhe hapin dyert e momenteve romantike. Ato përdoren edhe nga shumica e modeleve, kësaj radhe shohim që i pëlqen edhe mbretëreshës Letizia.

/Telegrafi/