LAJMI I FUNDIT:

Live

Live BOKS: Hazrolli Sport & Performance

Jurgen Uldedaj është kampion i WBA Europian Continental në peshën kruizer

Përditesuar 20/04/2024 18:00

Një mbrëmje e madhe e boksit u zhvillua në Munchen të Gjermanisë, aty ku “Hazrolli Sport & Performance” organizoi një event të jashtëzakonshëm, e ku Jurgen Uldedaj u shpall kampion i WBA Europian Continental në peshën kruizer.

Ky event po organizohet nga promotori ndërkombëtar, Burim Hazrolli.


Emra si Shefat Isufi, Jurgen Uldedaj, Emre Cukur, Egor Velikovskyi, Howik Bebraham, Simon Riedl, Damir Beljo, Dimitar Tilev dhe Kakande Muzamiru ishin boksierët që u ngjiten në ring.

Meçi kryesor ishte mes Uldedaj dhe Beljos, ku boksieri shqiptar fitoi titullin ‘WBA Continental Europian’, pas 10 raundeve.

Shefat Isufi në anën tjetër humbi nga bokseri nga Latvia, Ralfs Vilcans, në kuadër të peshave të lehta.

Telegrafi dhe RTV Dukagjini iu mbajtën të informuar rreth meçeve të boksierëve shqiptarë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-21-2024 00:04:59" ["time"]=> string(16) "21/04/2024 00:04" ["update"]=> bool(false) } 21/04/2024 00:04

Jurgen Uldedaj është kampion

Jurgen Uldedaj është kampion i WBA Europian Continental në peshën kruizer me vendim të gjyqtarëve.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:59:17" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:59" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:59

Raundi 10

Mbyllet meçi në mënyrën më të mirë për boksierin shqiptar Jurgen Uldedaj që dominoi në këtë raund. Tani pritet vendimi i gjyqtarëve.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:55:04" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:55" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:55

Raundi 9

Jurgen Uldedaj gjuajti fort disa herë në këtë raund dhe pritej nokauti, por Beljo u mbajt mirë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:51:12" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:51" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:51

Raundi 8

Një raund me tempo të lartë dhe goditje të dyanshme. Boksierët do ta kërkojnë fitoren.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:46:39" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:46" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:46

Raundi 7

Uldedaj e mbyll shumë mirë raundin, me disa goditje të sakta në fund.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:42:40" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:42" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:42

Raundi 6

Një tjetër raund i fort, me të dy boksierët që luftuan, me Uldedajn që sërish kishte më shumë goditje drejt Beljos.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:38:32" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:38" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:38

Raundi 5

Vazhdon lufta e fortë mes boksierëve, ku ka filluar të ndjehet edhe lodhja.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:34:29" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:34" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:34

Raundi 4

Sërish një raund i fortë mes dy boksierëve, ku Uldedaj e kishte një seri shumë të mirë në mes të raundit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:30:09" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:30" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:30

Raundi 3

Një raund i barabartë mes dy boksierëve, me Uldedajn që e mbylli mirë.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:26:07" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:26" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:26

Raundi 2

Edhe në raundin e dytë, Uldadaj ishte më i mirë se sa Bjelo, duke këmbyer disa goditje.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 23:16:18" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 23:16" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 23:16

Uldedaj dhe Beljo në ring, gati për meçin e madh

Meçi kryesor i mbrëmjes do të jetë mes Jurgen Uldedaj dhe Damir Beljo, ku do të luftohet për titullin ‘WBA Continental Europian’.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 22:37:17" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 22:37" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 22:37

Shefat Isufi humbet në raundin e tretë

Pas tre raundeve, Shefat Isufi është rrëzuar nga Ralfs Vilcans pas një goditje në mjekër, duke mos arritur të vazhdonte.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 22:19:54" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 22:19" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 22:19

Shefat Isufi niset drejt ringut, gati meçi me Vilcans

Shefat Isufi dhe kundërshtari i tij Ralfs Vilcans kanë zbritur në ring dhe gati fillimi i meçit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 19:35:45" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 19:35" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 19:35

Fillojnë meçet

Kanë filluar meçet e para në “BMW Park”, ndërsa dy meçet kryesore do të zhvillohen pas orës 21:00.


array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2024 18:18:23" ["time"]=> string(16) "20/04/2024 18:18" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2024 18:18

Matjet zyrtare u mbajtën të premten

Gjatë ditës së premte janë bërë edhe matjet zyrtare të të dy boksierëve shqiptarë dhe rivalëve të tyre.

Jurgen Uldedaj peshon 90 kilogramë, po aq sa peshon edhe kundërshtari i tij Damir Beljo.


Dueli mes Uldedajt dhe Beljos premton spektakël, sidomos duke ditur rekordin e boksierit shqiptar në skenën e boksit profesionist, aty ku deri më tani ka marrë 15 fitore, ku gjashtë prej tyre kanë ardhur me nokaut.

Shefat Isufi në anën tjetër ka peshuar 78.5 kilogramë, ndërsa kundërshtari i tij Ralfs Vilcans ka peshuar rreth 79.3 kilogramë.