LAJMI I FUNDIT:

MBPZHR-ja dhe Banka Botërore do të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme për bujqësinë në Kosovë

MBPZHR-ja dhe Banka Botërore do të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme për bujqësinë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot, Ethel Sennhauser, Udhëheqëse Globale për Bujqësi në Bankën Botërore. MBPZHR-ja dhe Banka Botërore kanë bashkëpunim të ngushtë në sektorin e bujqësisë në disa projekte, dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ishin temë e këtij takimi.

Ministri Krasniqi prezantoi të arriturat dhe sfidat gjatë këtij viti në këtë sektor, duke shtuar se ka një avancim në shumë procese. Ai foli për mundësitë e reja që kanë qenë këtë vit në bujqësi dhe mbështetjen që po e jep MBPZHR-ja. Krasniqi tha se edhe në të ardhmen do të rritet dhe zgjerohet mbështetja, duke pasur në fokus rritjen e prodhimit dhe cilësinë e tij. Në këtë drejtim ai falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që i ka dhënë bujqësisë në Kosovë, në vazhdimësi.

“Këtë vit ne do të ndajmë grante shumë të vlefshme për fermerët dhe që janë mjaftë premtuese për rritjen e prodhimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në implementimin e këtyre politikave dhe programeve prioritet kryesor mbetet rritja e efikasitetit”, tha Krasniqi.


“Por natyrisht, përkundër investimeve të shumta të ministrisë, sfidë për ne mbetet sistemi i ujitjes, shtrirja e tij në gjithë Kosovën, konsolidimi i tokave dhe përmirësimi i dukshëm i infrastrukturës rurale, për të cilat besoj me një angazhim dhe bashkëpunim me të gjithë partnerët do të bëjmë avancime”, tha ai.

Nga ana tjetër, Sennhauser shprehi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, duke e vlerësuar programin e ministrisë në mbështetje direkte për fermerët. Ajo në veçanti vlerësoi të arriturat e deritanishme në bujqësi dhe rritjen e efikasitetit. Ministri Krasniqi dhe drejtoresha Sennhauser u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin në mënyrë që në të ardhmen e afërt të konkretizojnë hapat e bashkëpunimit në projekte të rëndësishme dhe strukturore për bujqësinë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Botë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Ekonomi
Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Ekonomi
Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Ekonomi
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Kalo në kategori