LAJMI I FUNDIT:

Mblidhen udhëheqësit e NATO-s, Rama mbërrin në Vilnius

Mblidhen udhëheqësit e NATO-s, Rama mbërrin në Vilnius

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Ai do të jetë pjesë e mbledhjes ku të gjithë udhëheqësit e NATO-s do të diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij vendi për t’u bërë pjesë e alenacës.

Në një video të publikuar nga kryeministri shihet mbërritja e tij në takim dhe ceremonia e zakonshme e fotos së krerëve të vendeve të NATO-s.


Më herët, kryeministri Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të marte në faqen e tij në Facebook video-mesazhin e NATO-s ndërkohë që pritet të mbahet Samiti i NATO-s. Ai ka shkruar se aleatët e NATO-s janë më të vendosur se kurrë për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve që përfaqësojnë.

“Mirëmëngjesi dhe me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar më herët Rama. /Telegrafi/