LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e Qeverisë shtyhet për nesër

Mbledhja e Qeverisë shtyhet për nesër

Mbledhja e Qeverisë e cila ishte planifikuar të zhvillohej pasditen e sotme duke filluar nga ora 16:00, është shtyer për nesër.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet më datë 28.02.2020, në ora 12:00.


Qeveria paralajmëron mbajtjen e një takimi për të vendosur për taksën
Lexo po ashtu Qeveria paralajmëron mbajtjen e një takimi për të vendosur për taksën

Arsyeja se pse është marrë vendimi për shtyrjen e mbledhjes nuk ceket në njoftim, por mediet raportojnë se në koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mos-pajtime rreth heqjes apo jo të taksës.

“Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë  e paraparë të mbahet  sot, 27 shkurt  2020, prej orës 16:00, shtyhet për nesër, 28 shkurt në orën 12:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit . /Telegrafi/