Vishwashkumar Ramesh, britaniku që mbijetoi në mënyrë të pabesueshme nga përplasja e aeroplanit të Air India javën e kaluar, ka marrë pjesë në varrimin e vëllait të tij Ajay në qytetin Diu të Indisë.

Ajay ishte gjithashtu në bordin e aeroplanit, por nuk arriti të mbijetonte.


Ramesh, me fytyrën dhe krahun ende të fashuar nga djegiet, mbajti arkivolin në shpatull ndërsa nëna e tij ecte pranë.

Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner u rrëzua pak sekonda pas ngritjes nga Ahmedabad, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 270 personave.

Ramesh thuhet se u përpoq të kthehej në aeroplanin në flakë për të kërkuar vëllanë e tij.

Në një video të re, ai shihet teksa nxirret nga vendi i ngjarjes nga shoferi i ambulancës Satinder Singh Sandhu.

Sandhu tha se nuk e dinte se po ndihmonte të vetmin të mbijetuar.

Ramesh u ul në vendin 11A, ndërsa vëllai i tij ishte disa ulëse më larg.

Shkaku i përplasjes mbetet i paqartë dhe autoritetet janë duke analizuar të dhënat nga "kutia e zezë". /Telegrafi/