LAJMI I FUNDIT:

I mbijetuari nga sulmi i peshkaqenit rikujton momentin e frikshëm – si u lëndua dhe si arriti t’i shpëtonte kapjes së egër të bishës

I mbijetuari nga sulmi i peshkaqenit rikujton momentin e frikshëm – si u lëndua dhe si arriti t’i shpëtonte kapjes së egër të bishës

Një i mbijetuar, i cili u sulmua nga një peshkaqen prej tre metrash, ka zbuluar momentin e tmerrshëm kur ai pothuajse humbi këmbën nga bisha.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Phillip Brown, 24 vjeç, ishte duke peshkuar në ishullin Rocky në lindje të Cairns, në Queensland – Australi, kur u sulmua në ujërat e cekëta të dielën.

Ai kujtoi momentin kur u përball me peshkaqenin gjigant, i cili e kapi këmbën e tij aq fort sa ia zhvendosi kapakun e gjurit.


“Thjesht mendova se mund të ishte dita ime e fundit”, ka rrëfyer peshkatari.

Ai i kishte thënë mikut dhe nipit të tij se ‘ai më kapi’ përpara se t’i urdhëronte të largoheshin nga uji sa më shpejt që të mundeshin.

“Peshkaqeni më kishte kapur për këmbe, kështu që unë mora armën time me shtizë, u rrotullova me të dhe e godita me thikë në majë të kokës”, kujton 24-vjeçari.

Peshkaqeni vazhdoi të qëndronte në cekëtinë, i joshur nga gjaku në ujë, ndërsa ai u përpoq për të gjetur një vend të sigurt.

Brown e lidhi fort këmishën e nipit të tij rreth plagës, ndërsa grupi u hodh në varkën e tij dhe u nis për në breg.

Më vonë ai u transportua me helikopter në Spitalin e Cairns, ku u trajtua për një dëmtim në gju dhe jo vetëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia

"Një incident sigurie" - zbulohen detaje rreth 'mbylljes për pak kohë' të bazës ushtarake amerikane në Itali

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori