LAJMI I FUNDIT:

Mbi të gjitha Kosova!

Me vendimet e fundit te Qeverisë së Kosovës që të rikthehet sovraniteti i shtetit tonë në tërë territorin kushtetues, patjetër duhet shkuar deri ne fund dhe pa kompromis.

“Zaret janë hedhur"!. Gjaku u derdh! Nuk ka kthim mbrapa! Nuk është më me rrëndësi se kush është në pushtet, por Kosova, dinjiteti dhe integriteti i saj territorial. Në këto momente,si kurrë më parë, na duhet UNITET, pa asnjë përçarje në baza partiake dhe ideologjike. Te gjithë këto ditë duhet të jemi PDK, LDK, AAK, VV… Në këto rrethana të krijuara, bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten urgjentisht. Pa u rivendosur sovraniteti i plotë edhe në këtë pjesë të vendit, dhe pa u burgosur dhe çarmatosur të gjitha elementet çetnike që veprojnë aty, çdo kontakt institucional me Serbinë është lajthitje dhe mundësi që në çfarëdo mënyre të biem në grackë të lojërave të ndyra politike që luhen reshtur prapa shpinës tonë.


T’i respektojmë të tjerët, pa dyshim, e veçanërisht miqtë tanë të dëshmuar ndërkombëtarë, por mbi të gjitha ta duam veten. Ta dush veten si popull, të ndjehesh krenar për atë çka je dhe të angazhohesh në drejtim të realizimit të synimeve kolektive të etnitetit tënd, në asnjë mënyrë nuk nënkupton urrejtjen ndaj të tjerëve, por, përkundrazi, është cytje e natyrshme në drejtim të ngritjes së vetes kah e lartësuara e përgjithshme gjithënjerëzore. Nderimi i vetvetes përherë rrezaton siguri dhe sinqeritet, dhe kjo gjendje regjistrohet qartë edhe si shprehje e respektit ndaj të tjerëve. Pa ushtruar ta dashurosh veten, si mund të dish t’i duash të tjerët? Më thoni, a nuk është e vërtetë kjo? Nëse sot, si kurrë jo më parë, ne me bindje të fortë do të kultivojmë një dashuri të shëndoshë ndaj vetes, atëherë s’ka dyshim se edhe të tjerët do të na duan më shumë.

Duhet të jemi të mençur! Dakord. Por mbi të gjitha të URTË. Urtësia është ajo që në këto momente të vështira na duhet më së tepërmi. Po, po, URTËSIA! E, urtësia?! Çka është ajo? Si ta dallojmë qartë atë? Urtësia është shumë më e lartë se vetë intelekti dhe tërë mençuria së bashku. Ajo vendos shpejtë dhe drejtë. S’ka gabime dhe nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja. Është aftësia e Zotit e ndërtuar gjatë dhe me vrojtim të qartë në rrjedhën e gjërave. Ajo i gjen shkaktarët në pasoja, dallon realitetin nga iluzionet, vlerëson saktë ç’është patjetër për momentin, është e panënshtrueshme para emocioneve dhe instinkteve momentale. Nuk është egocentrike dhe në gjykime është tejet e shpejtë dhe e qartë. Në të s’ka kokëfortësi, por vendosmëri, nuk është imponuese dhe zëdhënëse, por është e patjetërsueshme, sepse në vete përmban forcën e madhe të realitetit.

Punën e nisur, mos ta lëmë në gjysmë të rrugës!

Edhe në këto momente më vendimtare, ne patjetër duhet të veprojmë me mençuri, URTËSI, vetëbesim dhe krenari. Pa u hamendësuar aspak para presioneve ndërkombëtare dhe tërheqjes në gjysmë të rrugës… Këtu edhe qëndron URTËSIA…
Nga mësimet e traditës mistike të shumë mësimeve të civilizimeve të lashta, si simboli më i fuqishëm veprues, konsiderohet pentagrami, ose ylli pesëcepësh. Nga të urtit e kohës, ky simbol nuk është i përzgjedhur rastësisht, sepse në prapavijën figurative të domethënies së tij, fshihej porosia e madhe e veprimit të ligjit universal hyjnor: “çdo punë e nisur mbarë nuk duhet të ndërpritet në gjysmë, por patjetër duhet vazhduar deri në fund”. Kjo domethënie figurative, mbështetet në mënyrën e vizatimit grafik të yllit, që nis nga një pikë, vazhdon me një vijë të pandërprerë, dhe përsëri mbaron te pika e nisur, duke formuar kështu imazhin e yllit pesëcepësh.

Nëse, nën pretekstin e mbështetjes së kësaj urtësie të lashtë, komperativisht shëtisim nëpër etapat të ndryshme të historisë sonë, gjithnjë do të hasim në aplikimin kontradiktor të saj. Do të vërejmë se shumë lëvizje dhe procese shoqërore-politike që kanë ndodhur gjatë kohërave të ndryshme të historisë sonë, gjithnjë kanë qenë të karakterizuara me një recidivizëm të papërmirësueshëm të vetëkënaqësisë me gjysmakësinë e të arriturave nga nismat e papërfunduara deri në fund. Mu atëherë, kur është dashur te shkohet edhe më tej dhe deri tek arritja e qëllimit përfundimtar, ne jemi ndalur në gjysmë të rrugës, duke pranuar si kompromis disa premtime apo privilegje të vogla politike që na janë ofruar, si nga pushtuesit tanë të drejtpërdrejtë që na kishin në sundim, ashtu edhe përmes presioneve të ndryshme diplomatike ndërkombëtare. Kjo dukuri e mosçuarjes deri në fund e shumë proceseve politike të nisura mbarë, përveç se i kënaqte interesat strategjike të armiqve tanë, ajo karakterizohej edhe me bekimin dhe përkrahjen e pa rezervë të elitës sonë servile politike vendore. Se çfarë ishin pasojat e mëvonshme politike të këtij stopimi dhe mosçuarjes deri në fund të këtyre proceseve të nisura, dihet: humbja e patjetërsueshme edhe të asaj gjysme tjetër të arritur…?!!

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori