Janë bërë dy vjet prejse janë mbajtur zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, përderisa në shtator bëhen po aq vite prejse është votuar qeveria “Haradinaj” në Kuvend.
Qeveria “Haradinaj” prej fillimit të mandatit është ballafaquar me mungesë të votave në Kuvend dhe për këtë shkak opozita vazhdimisht ka tentuar ta rrëzojë atë nëpërmjet mocionit të votëbesimit, por që nuk ia ka arritur qëllimit deri më tani.
Një iniciativë për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” përfaqësuesit e opozitës e kishin përmendur pas 100-ditëshit të parë të ekzekutivit, përderisa para disa javëve përsëri janë bashkuar për ta rrëzuar kryeministrin Ramush Haradinaj.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se qeverisja për dy vjet me radhë tregon më së miri se sa kanë qenë serioze kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja të parakohshme, shkruan gazeta “Zëri”.
Megjithatë, sipas saj, edhe nëse ndodhin zgjedhjet partia e saj është e gatshme të ballafaqohet me subjektet tjera politike.
“Për vetë faktin se po bëhen dy vjet qeverisjeje tregon sa kanë qenë serioze thirrjet e opozitës. Është krejt demokratike të kërkohet rrëzimi i Qeverisë, mirëpo ne jemi shumë të vendosur të vazhdojmë me punë. Kosova ka shumë çështje, të cilat duhet të diskutohen dhe shumë sektorë në të cilët duhet të punohet. Ne jemi duke punuar dhe fare nuk po merremi me këto iniciativa, por kurëdo që të ndodhin asnjë subjekt politik nuk është më i gatshëm se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhje”, ka thënë Haxhiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës