Mbi një mijë punëtorë teknikë dhe të sigurimit nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, shkollave të mesme, shkollave fillore, Universitetit të Prishtinës, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë që nga muaji shtator. Ata po kërkojnë rritje të pagave nga 275 euro sa i marrin aktualisht në 405 euro.
Kështu bëri të ditur, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas takimit të mbajtur me përfaqësuesit e shoqatave sindikale të QMF-së në Prishtinë, të shkollave, të sigurimit të QKUK-së dhe të UP-së.
Ai tha se është marrë vendim që punëtorët e QKMF-ve, punëtorët e sigurimit në QKUK dhe ata të shkollave të mesme dhe fillore të hyjnë në grevë që nga data 3 shtator. Derisa punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të fillojnë grevën më 16 shtator.
Ndërkaq, punëtorët teknikë të UP-së ende nuk kanë vendosur se kur do të hyjnë në grevë.
“Sot në takimin e mbajtur me punëtorët të disa shoqatave të cilat problemet tyre janë më të theksuara, është marrë vendim që më 3 shtator të gjithë punëtorët e Qendrës Familjare, punëtorët e shkollave të mesme, punëtorët e shkollave fillore, punëtorë të sigurimit në QKUK, punëtorët e Kuvendit të Kosovës dhe punëtoret e universitetit të Prishtinës të hyjnë në grevë. Me përjashtim që punëtorët e Kuvendit për arsye të ndryshme do të fillojnë grevën më 16 shtator dhe punëtorët edhe Universitetit të Prishtinës është mbetur të caktohet data. Përndryshe, të gjitha këto çka i përmenda më herët janë të gatshëm që të hyjnë në grevë qysh ditën e nesërme.
Megjithatë, neve na mbetet që ta respektojmë ligjin mbi grevat dhe ligjet e tjera…Ne e kemi ndryshuar çështjen e dialogimit ne nuk do të shkojmë në asnjë institucion. Nëse ata kanë nevojë dhe duan të dialogojnë, i vetmi vend për dialogim është zyra jonë…Çështja pse ne duhet të hyjmë në grevë është sepse komuna e Prishtinës në bazë të tenderit që e ka respektuar, atë çfarë e kemi kërkuar që pagat 405 euro, por nuk e ka respektuar afatin ligjor, sepse pagat tona është dashur dhe duhet që me 1 shtator, që të bëhet rritja nga 405 euro…Numri i punëtorëve që do të hyjnë në grevë? Realisht e kalon diku shifrën mbi një mijë “, tha Azemi.
Përfaqësuesja e Shoqatës sindikale të QMF-së në Prishtinë, Emine Sahiti u shpreh e zhgënjyer nga mos mbajtja e premtimeve që pagat e tyre të rriten.
Pagën pre 275 eurove ajo e quan shaka, pasi thotë se me të nuk mund të mbulojë asnjë shpenzim.
“Ne kemi qenë të bindur që mos të fillojmë punën që nga sot, sepse disa herë na kanë premtuar dhe jemi tepër të zhgënjyer. Ne e kemi diskutuar edhe mes vete, edhe sot e diskutuam që sot e tutje mos të vazhdojmë punën fare. Deri të premten do të punojmë, por të premten, jam e bindur që të gjithë do ta nënshkruajmë sepse nuk vazhdon.
Nëse na kuptojnë ne tepër kemi punuar deri më tash. Asnjë person në Kosovë nuk besoj që mendon që është e mjaftueshme, jo e mjaftueshme, por kjo është sikur kur bënë shaka neve. Shaka është 1 muaj të punosh për 200 euro. Pritni, këtë muaj, jo po bëhet këtë, edhe dy muaj edhe tre deri kur më…Po na vjen turp edhe prej familjes, të punojmë 1 muaj dhe mos të mund të mbulosh asgjë hiç me atë pagë”, u shpreh Sahiti.
Po ashtu, edhe përfaqësuesja e punëtorëve teknikë të Kuvendi të Kosovës, Nazife Krasniqi tha se kanë bërë disa herë kërkesë për rritje të pagave, porse nuk kanë marrë përgjigje pozitive.
Ajo tha se puna pas orarit, udhëtimi dhe ushqimi nuk paguhen, për çka shtoi se kjo pagë nuk është e mjaftueshme për ta.
“Ne kemi bërë kërkesë që disa herë të na rriten pagat. Pagat tona nuk kanë lëvizur, në përjashtim një herë apo dy me nga 20 euro. 275 euro nuk është mjaftueshme për të punuar. Ne kemi shumë obligime, është seanca, rrimë pas orarit të punës, nuk paguhen. duhet të udhëtojmë, as nuk paguhet ushqim, asgjë. Kjo është e papranueshme”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, përfaqësuesi i punëtorëve teknik nga shkolla fillore e mesme e ulët “Shkolla e gjelbër”, Ruzhdi Ademi tha se ndihen të diskriminuar ngase gjysma e stafit janë me kompani private ndërkaq të tjerët me atë të komunës.
Ai tha se ka dallime mes pagave të tyre dhe se paralajmëroi se urgjentisht do të hyjnë në grevë dhe nuk do të punojnë.
“Deri tani kemi punuar me atë rrogë 274 euro, jo 275. Ne jemi gjysma e stafit privat, gjysma janë me komunë. Ne diskriminimin më të madh e kemi ndërmjet vete. Ai i merr 405 plus 30 euro ekstra festa i paguhet. Neve nuk na paguhet. Duhet të dalim edhe të shtunave të mbajë kujdestari të mbahet në shkollë…Ne prej sot nuk punojmë, do ta ndalim punën urgjentisht. Do ta lëmë shkollën pa pastruar. Me dy shtator s’ka shanse shkolla jonë të fillojë e pastër. Boll më na kanë gënjyer e mashtruar”, tha Ademi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A