Mbi dy mijë zyrtarë policorë u larguan nga Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj

Nga themelimi i saj, e deri më tani, Policia e Kosovës numëron rreth nëntë mijë punonjës/personel policor me uniformë dhe civil.
Nga ky numër i përgjithshëm i zyrtarëve policorë ka edhe të atillë që kanë lënë punën për arsye nga më të ndryshmet apo edhe janë përjashtuar. Policia e Kosovës (PK) në një përgjigje për Telegrafin thekson se janë gjithsej 1, 406 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje.
"Numri i policëve që kanë lënë detyrën, qoftë policë që kanë dalë në pension apo policë që kanë dhënë dorëheqje për arsye të ndryshme, është gjithësej 1,406. Ndërsa i policëve që janë përjashtuar nga detyra: është gjithësej 887", thuhet në përgjigjen e Policisë, për Telegrafin.
Ndërsa Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK) thekson se për nëntëmujorin e vitit 2019 ka pranuar gjithsej 1030 lëndë /ankesa të cilat janë pranuar përmes mënyrave të ndryshme në IPK.
"Nga numri total prej 1030 lëndëve/ankesave, 679 ankesa janë dërguar në Policinë e Kosovës për hetim disiplinor, ndërsa 351 ankesa janë proceduar në Departamentin e Hetimeve në IPK. Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve me autorizim të Prokurorisë në periudhën janar – shtator 2019 ka arrestuar tridhjetë e dy (32) zyrtar policor dhe një (01) staf civil, kurse ka rekomanduar suspendimin e pesëdhjetë e shtatë (57) zyrtarëve policorë dhe dy zyrtarëve të stafit civil të PK-së. Sa i përket zyrtarëve policor të transferuar janë tetë", thuhet në përgjigjen e IPK-së dërguar Telegrafi.
Ndërsa bazuar në raportin vjetor 2018 të Inspektoriatit policor të Kosovësgjatë vitit 2018 Policia e Kosovës ka pasur 86341 punonjës, prej të cilëve në përgjithësi si subjekt i hetimit nga IPK-ja kanë qenë 198 punonjës të PK-së (theks i veçantë është se numri i punonjësve sipas identitetit është 194 punonjës policor).
"E shprehur në përqindje i bie që vetëm 2.29 % i punonjësve të PK-së janë hetuar nga IPK-ja me dyshimin se kanë kryer vepra penale apo 0.09% më shumë se vitin e kaluar. Pra, në vitin 2018 numri i punonjësve të hetuar është më i madh për 8 punonjës krahasuar me vitin 2017", thuhet në raport.
Ndërsa në këtë raport thueht se bazuar në të dhënat nga Departamenti i Hetimeve, që kanë ndërmarrë veprimet e kërkuara ligjore, gjatë vitit 2018 janë arrestuar 12 zyrtarë policorë, janë suspenduar 50 zyrtarë policor, dhe janë bërë 10 transfere të zyrtarëve policor.
Po ashtu gjatë vitit 2018, IPK-ja ka hetuar raste në drejtim të veprave të ndryshme penale, ndërkaq veprat penale më të shpeshta që u hetuan gjatë vitit 2018 ishin: 46 raste “rrezikim i trafikut publik”; 27 raste “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”; 23 raste “lëndim i lehtë trupor”; 19 raste “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”; 05 raste “manipulimi me prova”.
Në mesin e të arrestuarve janë një zyrtar serb i policisë me inicialet R.B dhe V.B djali i eprorit të lartë të policisë në veri, Zheljko Bojiq.
Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë. Në aksionin e Policisë janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe municion, ndërkaq në kërkim është edhe personi i tretë.
Aksioni i policisë kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit të 16 tetorit, me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore departamenti Special. /Telegrafi/













































