LAJMI I FUNDIT:

Mbi 97 për qind e familjeve në Shqipëri nuk i plotësojnë nevojat për ushqim e veshje

Mbi 97 për qind e familjeve në Shqipëri nuk i plotësojnë nevojat për ushqim e veshje

Vitet e fundit, Instituti i Statistikave në Shqipëri ka nisur të publikojë treguesit e varfërisë dhe privimit material të fëmijët nën 16-vjeç.

Metodologjia e matjes së këtij treguesi është ndërtuar bazuar në atë të Bashkimit Evropian ku matet disponueshmëria e 13 treguesve që kanë të bëjnë me të veshurit dhe të ushqyerit normal.


Ekspertët e INSTAT-it gjetën se mbi 97 për qind e familjeve nuk mund të plotësonin normat në veshje dhe ushqim.

Për secilin nga 13 treguesve u gjet se mbi 90 për qind nuk mund t’i plotësonin, por hendeku më i lartë u vu re në mundësinë për t’i veshur me rroba të reja.

Gati 99.9 për qind e familjeve pohuan se nuk plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat e fëmijëve me rroba të reja. 99.9 për qind e familjeve pohuan se fëmijët e tyre kanë nevoja të paplotësuar për së paku dy palë këpucë ose sandale të përshtatshme. 99.1 për qind e familjeve pohuan se e kanë të pamundur që të ushqejnë më mish së paku një herë në ditë fëmijët e tyre. 99 për qind e familjeve më fëmijë kanë pohuar se nuk plotësojnë nevojat. /Monitor/