Vetëm 70 persona kanë aplikuar gjatë këtij viti për njohjen e statusit të viktimës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Numër më i vogël se kaq është i burrave që përjetuan tmerrin gjatë asaj kohe. Pranë komisionit qeveritar për tre vjet janë paraqitur më shumë se 1400 lëndë, të cilat janë dëshmi e krimeve të luftës.
Kjo adresë në të shumtën e rasteve është vendi i parë, ku viktimat arrijnë të rrëfejnë krimin që përjetuan. Për shkak të stigmës me të cilën po ballafaqohen të mbijetuarit, jo rrallë herë mungojnë dokumentacionet, e kjo po e vështirëson gjendjen e trajtimit të lëndës.
Në vitin e tretë të formimit të këtij komisioni, nuk ka numër të madh të lëndëve të cilat janë paraqitura për trajtim. Kryetarja e Komisionit për Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, Minire Begaj thotë për KosovaPress se numri total i aplikimeve është mbi 1400 raste.
“Kemi numër total në përgjithësi të aplikimeve 1463 raste. Meqë kërkuat për këtë vit, kemi 70 aplikacione që kanë aplikuar për vitin 2021. Prej tyre, të trajtuara deri më tani, u kemi njohur statusin 943 rasteve. Komisioni përfundimisht i ka trajtuar 1290 raste. Brenda këtij numri kemi edhe prej tyre të refuzuara, prej tyre 35 raste burrave u kemi njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale”, deklaron ajo.
Derisa Begaj bën thirrje për aplikim të të gjithë të mbijetuarve të luftës për të gëzuar benificionet prej 230 euro, ajo shton se në rënien e numrit të aplikimeve mund të ketë ndikuar pandemia.
“Janë ndoshta edhe rrethana të ndryshme që kanë ardhur deri këtu. Por që ne besojmë që për këto vjet, muaj që kanë mbetur të gjithë ata që kanë përjetuar dhunë seksuale duhet të marrin forcë edhe t’i drejtohen komisionit. Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë bërë këtë legjislacion në këtë format për hir të tyre, për të njohur statusin”, shton ajo.
Trajtimi i këtyre rasteve po konsiderohet i vështirë, meqë rrallë viktimat posedojnë dokumentacionet e nevojshme që i kërkon komisioni.
“Pavarësisht që disa nuk kanë mundur të paraqiten ose të paraqesin ngjarjen traumatike apo përshkrimin e atij narracioni, shumica prej arsyeve që ne i dimë, për shkak të mentalitetit, për shkak të rrethanave, stigmën në familje që nuk i kanë ruajtur dokumentet mjekësore. Qoftë edhe juridike apo një dokument që ka mund ta ketë në atë kohë. Ta kemi parasysh që është shumë me rëndësi që afati i ndodhjes apo i gjendjes traumatike dhe i shqyrtimit është goxha i lartë. Dhe kthimi pas 20 viteve është problem edhe për të mbijetuarit”, thekson Begaj.
Derisa organizatat joqeveritare të cilat janë të licencuara për këtë proces kanë kritikuar disa herë komisionin për vonesa në trajtimin e këtyre ngjarjeve, Begaj thotë se ka pasur raste të cilat janë trajtuar edhe për të gjashtën herë.
“Mbi 50 përqind të lëndëve ndoshta pesë herë, gjashtë herë, i kemi trajtuar. Me të vetmin qëllim që mos të shkohet në përfundim të një refuzimi. Por në rrethana të caktuara gjithë atë proces që ne e kemi ndjekur, vjen deri në përfundim që me të vërtetë për një rast të caktuar ne e refuzojmë sepse komisioni nuk ka arritur të bindet me gjithë atë procesin administrativ që e kemi ndjekur”, deklaroi Begaj.
Afati përfundimtar për të parashtruar kërkesën për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimës së dhunës seksuale, është pesë vjet nga fillimi dhe zyrtarizmi i punës së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës. Ky komision ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pagesa më të lira në banka – hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
Restorant “Dardani” në Bogovinë, vendi ideal për ushqim, ambient dhe mikpritje fantastike
Osmani në Kanada takon ministren Joly, diskutojnë për situatën e sigurisë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë