LAJMI I FUNDIT:

Mbi 80% e kopeve janë të pa prekura nga “Gjuha blu”

Mbi 80% e kopeve janë të pa prekura nga “Gjuha blu”

Nëpërmjet një komunikate për media, Shoqata e Deleve dhe Dhive të Kosovës, ka bërë të ditur se pas situatës së krijuar ditëve të fundit për sektorin e blegtorisë me theks të veçantë në atë të dhentarisë, si pasoj e shfaqjes se sëmundjes “gjuha blu” ne si shoqatë e kultivuesve të deleve jemi të shqetësuar me propagandën mediatike dhe nga individ jo kompetent të cilët ne mjete të informimit krijojnë huti tek qytetare konkretisht besimtaret e fesë islame, të cilët tradicionalisht presin kurban në Festen e Kurban Bajramit.

“Ne bordi i Shoqatës se Kultivuesve gjate mbledhjes më 28 shtator në bashkëpunim me përfaqësuesit regjional te shoqatës kemi bere vizita dhe konsulta me shume fermer veçanërisht neper zona qe mendohet se është e përhapur kjo sëmundje. Gjatë këtyre vizitave kemi konstatuar se në disa regjione ekziston kjo sëmundje mirëpo fatbardhësisht fale angazhimit të AVUK-ut gjendja është e menaxhueshme dhe nuk ka nevojë për shqetësim”, thekson njoftimi.


Në takim me përfaqësuesit e AVUK-ut të, cilët disponojnë me shifra dhe shënime të sakta për numrin dhe gjendjen e kafshëve në terren, konstatojmë se gjendja është nën kontroll.
“Kopetë e dyshimta janë të identifikuara mbi 80 për qind e territorit dhe të kopeve janë të pa prekura nga kjo sëmundje andaj bëjmë thirrje për të gjithë besimtarët e fesë islame të interesuar për therje të kurbanit së këtë mund ta bëjnë lirshëm duke u bindur vetë me pamjen e kurbanit, duke konstatuar shëndetin e ti. Çdo blerës eventual duhet të kërkoj nga shitësi dokumentacionin e veterinarit përgjegjës komunal, për gjendjen e kopesë posaçërisht të kurbaneve”.

Ne të gjitha qytetet ne të cilat nuk është i ndaluar tregu nga ana e inspektoreve të AVUK-ut nuk ekziston kurrfarë rreziku rreth shëndetit te kafshëve dhe te njerëzve. “Shenjat e sëmundje janë të dukshme, sëmundja nuk është ngjitëse, gjendja është e kontrollueshme, rrezik nuk ekziston, andaj bëjmë thirrje që të mos ekzistoj asnjë dyshim pasi që fermerët me kope të infektuara janë të informuar nga ana e inspektoratit të AVUK-ut që të mos dalin në treg”. /Telegrafi/