Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se gjatë këtij mandati janë siguruar mbi 40 autoambulanca të reja për komunat e Kosovës, ndërsa po shpërndahen edhe tetë të fundit.

“Flota e autoambulancave sot është më moderne, më e sigurt dhe më e pajisur se asnjëherë”, ka deklaruar Vitia, duke theksuar se investimet e bëra synojnë ngritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente në të gjithë vendin.


Ai ka shtuar se furnizimi me pajisje të reja do të ndikojë drejtpërdrejt në ofrimin e “shërbimeve më të sigurta dhe më të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës”.

Sipas ministrit, ky investim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës së shëndetësisë emergjente në nivel kombëtar. /Telegrafi/