LAJMI I FUNDIT:

Mbi 330.000 qytetarë të rivaksinuar në Maqedoni

Mbi 330.000 qytetarë të rivaksinuar në Maqedoni

Vaksinimi në Maqedoni po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 818.295 doza të vaksinave, ndërsa 330.320 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 17.085 qytetarë. ️Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 5.977 qytetarë.


62% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 59% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

55% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 45% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Nga MSH u bëjnë thirrje qytetarëve që të paraqiten për vaksinim./Telegrafi/