LAJMI I FUNDIT:

Mbi 30 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, rrezikojnë deri në 5 vite burg

Mbi 30 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, rrezikojnë deri në 5 vite burg

Mbi 30 persona janë ndaluar në Shqipëri nga Policia e Shtetit nën akuzën e zjarrëvënieve të qëllimshme. Burimet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe për shumë raste të tjerë që kanë shkaktuar mbi 600 vatra zjarri si dhe shkrumbimin e qindra hektarë me pyje.

Në Sarandë është arrestuar një 21 vjeçar nën akuzën e zjarrëvënies së qëllimshme në fshatin Leshnicë duke shkrumbuar rreth 50 hektarë sipërfaqe pyjore.

Sipas policisë Jorgo. R ka ndezur zjarrin në vendin e quajtur “Gropa”, ndërsa nuk ka mundur t’i mbajë në kontroll duke shkaktuar dhe një katastrofë të vërtetë.


Po ashtu një tjetër 16 vjeçar është vënë nën akuzë për zjarrin e rënë në vorë, për shkak të cigares së hedhur, ku u rrezikua fabrika e fishekzjarrëve dhe një repart ushtarak.
Në Gjirokastër një 70 vjeçar është ndaluar po për zjarrëvënie të qëllimshme. Akuza për zjarrvëniet e qëllimshme janë hedhur dhe prej kryetarëve të bashkive të cilët kanë kërkuar më shumë kujdes.

Ndaj të arrestuarve materialet janë referuar në Prokurorinë e rretheve me akuzën ”Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Bazuar në nenin 151 të Kodit Penal të gjitha ata që shkaktojnë me dashje zjarr në pronë dënimi është nga gjobë deri në 5 vjet burg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kalo në kategori