LAJMI I FUNDIT:

Mbi 3 miliardë shkarkime të aplikacioneve në Windows Phone

Mbi 3 miliardë shkarkime të aplikacioneve në Windows Phone

Microsoft ka thënë se dyqani i saj i aplikacioneve ka arritur në një rekord të rëndësishëm, pasiqë tani ka arritur në 3 miliardë shkarkime të aplikacioneve, edhe pse këto shifra janë dukshëm prapa rekordeve të sistemeve operative mobile rivale, sikurse Apple iOS dhe Google Android.

Në Windows Phone thuhet se ndodhin mbi 10 milionë transaksione të aplikacioneve brenda ditës, apo 300 milionë në muaj, dhe kjo është një rritje e ndjeshme pasi që në shtator këto shifra arrinin në 9 milionë transaksione në ditë, ndërsa një krahasim më i mirë mund të bëhet me qershorin kur në platformë ishin 6.66 milionë transaksione.

Microsoft gjithashtu ka thënë se çdo ditë në Windows Phone shtohen nga 500 aplikacione të reja, ndërsa kompania gjithashtu ka thënë se ka parë një rritje në përdorim të aplikacioneve dhe blerje të tyre nga përdoruesit, prej kohës kur ajo ka lëshuar Windows Phone 8.

Shkalla e blerjes së aplikacioneve është rritur për 181 për qind, që nga koha kur kompania ka lëshuar Windows Phone 8, ndërsa niveli i shkarkimeve të aplikacioneve është rritur për 290 për qind. / Telegrafi /