Janë mbi 150 persona të cilëve u është refuzuar kërkesa për leje-qëndrim në Kosovë. Ndërsa, nga janari deri në tetor të këtij viti 2,642 persona janë pajisur me këtë leje, e këto kërkesa dominojnë për arsye të bashkimit familjar, të punës apo edhe të studimeve. Gjatë këtij viti, 139 persona kanë fituar shtetësinë e Kosovës, ndërsa 2,995 janë liruar nga shtetësia.
Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi thotë se, ka rënie të migrimit nga Kosova, ndërkohë shton se nuk ka ende të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Nuk kemi shifra të sakta aktualisht. Nëse i referohemi statistikave të këtij viti ende janë Agjencia e Statistikave të Kosovës duke i përpunuar të dhënat. Mirëpo nëse i referohemi Eurostat-it, atëherë çdo vit vërehet një rënie e kërkesave për azil nga ana e kosovarëve në vendet të ndryshme të Bashkimit Evropian. Në vitin 2019, nga gjitha shtetet e BE-së, kemi pasur përafërsisht 4500 kërkesa për azil nga shtetas të Kosovës në vende të ndryshme të BE-së. Derisa e krahasojmë me vitet paraprake e vërejmë një rënie drastike”, shprehet Krasniqi për KosovaPress.
Ai thekson se migrimi i parregullt është një prej rrugëve më të rënda që mund të vendos një person, derisa shton se një gjë e tillë nuk duhet bërë.
KosovaPress mëson se gjatë periudhës janar-tetor, 139 persona kanë fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë periudhës janë liruar nga shtetësia 2,995 persona. Këtë e ka konfirmuar edhe Krasniqi.
Veç tjerash, ai ka folur edhe për kërkesat për leje-qëndrim.
“Prej janarit deri në tetor të këtij viti 2,642 persona janë pajisur me leje qëndrim. Prej tyre me leje-qëndrim të përkohshëm janë pajisur 2,521 persona, ndërsa leje të përhershme qëndrimi janë 121. Dominojnë lejet e qëndrimit për arsye të bashkimit familjar, pastaj për arsye të punës, studimit. Ndërsa, janë mbi 150 kërkesa për pajisje me leje-qëndrim të cilëve u është refuzuar, apo kemi vendim negativ, për arsye të mos plotësimit të kritereve të parapara në Ligjin për të Huajtë”, thekson ai.
Po ashtu, Krasniqi thekson se gjatë këtij viti ka pasur rritje të numrit të emigrantëve dhe kërkesave për azil nga shtetas të vendeve të Lindjes së Mesme.
Sipas tij, vetëm gjatë këtij në Kosovë kanë ardhur 2,600 shtetas të huajë, ku vetëm gjysma kanë kërkuar azil. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe