LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 persona me autobusë dhe automjete private sot hynë në Maqedoni

Mbi 200 persona me autobusë dhe automjete private sot hynë në Maqedoni

Mbi 200 persona me autobusë dhe automjeteve private duhet të kthehen në shtëpi. Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev thotë se ata janë të bllokuar në vendkalime të ndryshime kufitare.

“Momentalisht kemi informacion se në shtet mbi 200 persona me autobusë dhe automjete private janë të bllokuar në disa vendkalime kufitare. Policët kufitarë janë në kontakt të vazhdueshëm me MPJ-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa gjatë ditës së sotme pritet arritja e tyre”, thotë Çulev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se MPB deri më 14 mars ka asistuar në tërheqjen e qytetarëve të Maqedonisë të bllokuar në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë dhe Kroacisë dhe Hungarisë. Në koordinim me përfaqësitë diplomatike në shtet kanë asistuar në dërgimin e shtetasve të huaj në kufijtë e shteteve të tyre.

“Më 15 mars janë dërguar 36 persona deri në kufirin me Kosovën, ndërsa më 16 mars janë dërguar me dy konvoj 55 persona në Shqipëri dhe Kosovë ku janë pranuar nga shërbimet e tyre”, tha mes tjerash Çulev./Telegrafi/