Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër coronavirusit, ku tashmë të drejtë për të marrë vaksinën kanë të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç.
E në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, qytetarëve po u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër coronavirusit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët të marrin vaksinën kundër COVID-19.
“Puna në Institutin Kombëtar vazhdon pa pushim. Qytetarë të nderuar. Urime Festa e Kurban Bajramit. Ju lutemi vaksinohuni të gjithë për të qenë të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në urimin e tij për festën e Kurban Bajramit, tha se qytetarët duhet të vaksinohen, në mënyrë që festat t’i festojnë me hare.
“Festat si kjo janë shprehje e adhurimit, e gëzimit për përkrahjen e njeri-tjetrit. Tashmë kur po përballemi me pandeminë, është e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shpejt dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët. Ndaj në këtë ditë përcillni porosinë të afërmve tuaj, miqve e shokëve se mbrojtja e shëndetit është detyrë për të gjithë. Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare”, ka thënë ministri Vita.
Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca, ndërkaq së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se kanë të drejtë të zgjedhin se cilin lloj të vaksinës duan të marrin, ndërkohë kanë bërë të ditur se ka doza të mjaftueshme të të dyja llojeve të vaksinave, transmeton Telegrafi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar po ashtu se qytetarët të cilët kishin caktuar termin për të marrë vaksinën sot më 20 korrik, MSH ua ka shtyrë terminet për ditën e nesërme, e mërkurë për shkak të festës së Kurban Bajramit.
Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të përditësuara më 17 korrik, numri i qytetarëve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës është 220 mijë e 250 qytetarë, kurse dozën e dytë e kanë marrë 90 mijë e 165 qytetarë.
Kosova ka lehtësuar masat antiCOVID javë më parë, ku me vendimin e Qeverisë janë lejuar ahengjet familjare si dhe janë lejuar të punojnë lokalet e natës.
Aplikimin për vaksinim mund ta bëni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi