Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka prezantuar sot projektet më të reja, Bibliotekën dhe Fototekën e digjitalizuar, që përbën një fond me mijëra tituj dhe fotografi, që tani janë më afër studiuesve dhe gjithkujt tjetër.
Prezantimi u krye nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në mjediset e Sallës së Studimit të DPA-së. U prezantua gjithashtu dhe faqja e re e Katalogut online, e rinovuar në aspektin grafik dhe e pasuruar me përmbajtje dhe funksionalitet.
Këto sisteme elektronike do të sjellin lehtësi për studiuesit dhe të tjerët që kanë interes për librat dhe fotografitë.
Në fototekën online gjenden të gjitha fotografitë para vitit 1945 që ruhen në AQSH, e që tani janë vetëm një klikim larg në www.fototeka.arkiva.gov.al ku mund të blihen fotografitë me rezolucion të lartë, pa qenë nevoja për të qenë të pranishëm në sallat e studimit të DPA-së.
“Mjafton që të përcaktohen ato libra që studiuesi do të shohë, në mënyrë që Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave ta kthejmë në një One-Stop-Shop Albanologjik, në një vend ku studiuesi vjen, sheh librin që ai do, dokumentet që ai ka porositur, sheh dhe fotot që nuk mund t’i shohë në sallë, por i sheh drejtpërdrejtë nga shtëpia. Në këtë mënyrë ne besojmë se ja kemi arritur që për studiuesin shërbimi të jetë shumë i lehtë, që e çojnë arkivin në shtëpinë e studiuesit, në telefonin e tij, në kompjuterin e tij, pa qenë nevoja që ai të vijë në sallën tonë të studimit”, u shpreh Bido.
Në fototekë të gjitha fotografitë janë të ndara sipas tematikave, ku gjenden rreth 130 mijë fotografi të Para Luftës së Dytë Botërore dhe përbën fototekën më të madhe në Shqipëri, pas asaj të Marubit.
Këtu mund të gjenden edhe fotografi të Institutit “Luce” që shteti shqiptar i sekuestroi në vitin 1945 dhe një pjesë e tyre më nuk gjenden as në Itali. Fototeka do të pasurohet edhe më shumë me fotografitë e Vani Burdës dhe Thimi Racit, të cilat janë në proces digjitalizimi. Ndërsa Biblioteka online përmban mbi 12 mijë njësi si antikuar, librin shqip e të huaj dhe periodik dhe lexuesi nga sot mund të kërkojë në faqen www.biblioteka.arkiva.gov.al. /atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një njeri, një Akademi: Sami Frashëri sipas vajzës së tij

ÇKA ËSHTË POEZIA

Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës