Mbi 10 mijë vizita mjekësore u kryen gjatë muajit prill në Spitalin "Isa Grezda" në Gjakovë

Gjatë muajit prill, Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ka vazhduar të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore për qytetarët, duke reflektuar angazhimin e stafit mjekësor në përmbushjen e nevojave të pacientëve.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsej 10674 vizita mjekësore dhe ekzaminime të ndryshme, ndërsa janë ofruar edhe 333 shërbime të CT-së dhe 1306 shërbime radiologjike (rentgen i thjeshtë), ndërsa raporti muajit prill bënë të ditur se në Njësinë e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit janë trajtuar 1028 pacientë.
Sipas të dhënavë zyrtare, thuhet se gjatë muajit prill janë hospitalizuar 1176 pacientë, ndërsa janë kryer gjithsej 200 operacione, ku po gjatë këtij muaji janë shënuar 98 lindje, nga të cilat 55 djem dhe 43 vajza.
Shërbime laboratorike në kuadët të Spitalit “Isa Grezda” kanë marrë 2811 pacientë, në Repartin e Hemodializës janë kryer 795 seanca dialize, duke siguruar kujdes të vazhdueshëm për pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim.



















































