Një djalë pesëvjeçar duhej patjetër t'i nënshtrohej transplantit të qelizave, por pas thirrjes për ndihmë që ka bërë babai i tij, janë lajmëruar më shumë se 10 mijë donatorë.

Oscar Saxelby-Lee po luftonte me një formë agresive të leukemisë qysh nga shkurti i këtij viti. Por, pas publikimit të fotografive të tij nga prindërit Olivia Saxelby, 23, dhe Jamie Lee, 26, që kërkonin ndihmë për të birin që i kishin dhënë jetë mjekët vetëm edhe tre muaj, është krijuar një kolonë e gjatë e donatorëve, transmeton Telegrafi.


3 102

Deri më tani ishin testuar dhjetëra donatorë në gjithë Britaninë e Madhe, përfshirë edhe 4,855 tjerë që prisnin në radhë në shi në vendlindjen e tij në Worcester.

4 74

Oscar i njohur nga prindërit si Bear - me në fund ka arritur të gjej donatorin që i përshtatej qelizave të tij. E prindërit e tij kanë njoftuar dje se operacioni ka përfunduar me sukses, dhe tani shpresojnë se këto qeliza do t'ia shpëtojnë jetën pas diagnostifikimit me leukemi gjatë Kërshëndellave. /Telegrafi/

6 51

7 45

8 35

9 27

10 23

11 28