LAJMI I FUNDIT:

BE, mbështetje për Kosovën përmes IPA III

BE, mbështetje për Kosovën përmes IPA III

Në takimin plenar të nivelit të lartë në kuadër të misionit vlerësues të Komisionit Evropian për reformat të ekonomi, u tha sot se këtë vit KE-ja ka një fokus për rritje të mbështetjes financiare për Kosovën për sektorin e konkurrueshmërisë, për gjenerimin e vendeve të punës dhe për përfshirje sociale.

David Cullen, udhëheqës i Njësisë në Drejtorinë e Zgjerimit për Maqedoninë Veriore dhe Kosovën nga KE, tha se përmbushja e kritereve ekonomike është një kërkesë kyçe në kontekstin e perspektivës evropiane dhe kjo nënkupton një ekonomi më funksionale.


Cullen tha se në Instrumentin e ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) të Komisionit Evropian për IPA III, do të ketë rritje të mbështetjes financiare sidomos për konkurreshmërinë dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

“Për të demonstruar rëndësinë e mbështetjes të Komisionit Evropian, dëshirojmë që të bëjmë disa mbështetje për ekonominë e Kosovës që ka të bëjë në reformat ekonomike. Pra, si një shembull, IPA, është i dedikuar 109 milionë euro vitet e fundit për sektorët e energjisë, pothuajse 90 milionë për gjenerimin vendeve të punës, 47 milionë euro për arsimin. Kjo ishte mbështetje serioze dhe ka shumë potencial të paprekur, për çka dëshirojmë që të hulumtojmë sot në këtë tryezë për zotimet tona për instrumentin tonë të ri financiar, IPA III”, tha Cullen.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi tha se për reformat ekonomike, prioritet i Qeverisë është luftimi i ekonomisë informale, ambienti dhe shëndetësia si dhe janë vendosur objektivat për rritje të të hyrave buxhetore.

Lufta kundër informalitetit, sipas ministrit Bislimi, garanton edhe barazi për bizneset.

“Kemi vendosur objektiva më të mëdha për rritjen e të hyrave që vijnë nga luftimi ekonomisë informale, por edhe për mes hapave që kanë të bëjnë tek inspektorati i Punës që në të njëjtën kohë garantojnë edhe një ambient më korrekt të të bërit biznes, por edhe në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Në bazë raporteve të Administratës Tatimore, kemi një rritje të të hyrave të që vijnë nga luftimi ekonomisë informale”, tha Bislimi.

Ndërsa, Andreas Tari për çështje ekonomike nga Komisioni Evropian ka kërkuar nga Qeveria dhe dikasteret e saj, që të ruajnë qëndrueshmërinë fiskale, raporton KP.

Tari ka kërkuar që mos të ketë shpenzime qeveritare vetëm në infrastrukturë, por edhe në arsim dhe shëndetësi, përderisa ka inkurajuar qeverinë e re për rritjen e të hyrave buxhetore.