LAJMI I FUNDIT:

Mbesa e Bin Ladenit provokon në Gjenevë gjatë takimit Biden-Putin, valëvit transparentin me mbishkrimin “Trump ka fituar”

Mbesa e Bin Ladenit provokon në Gjenevë gjatë takimit Biden-Putin, valëvit transparentin me mbishkrimin “Trump ka fituar”

Noor Bin Laden, mbesa e liderit famëkeq të organizatës terroriste Al-Qaeda, Osama Bin Laden, ka pasur gjithashtu çfarë të thotë në samitin e mbajtur në Gjenevë, gjatë takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Noor është parë në Gjenevë në një barkë duke valëvitur një transparent me mbishkrimin “Trump ka fituar”, transmeton Telegrafi.


Në profilin e saj në Instagram, ka konfirmuar se këtë e kishte bërë në shenjë proteste dhe se policia zvicerane e kishte kërcënuar me arrestim.

“Zvicra nuk dëshiron ta shoh këtë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme në Gjenevë të Zvicrës, janë takuar presidenti amerikan dhe ai rus – përkatësisht në vilën La Grange ku diskutuan për një sërë çështjesh. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Noor Bin Ladin (@realnoorbl)