LAJMI I FUNDIT:

Mbërriti me gomone, shqiptari kthehet në trafikant njerëzish: Detajet e operacionit të NCA në Angli

Mbërriti me gomone, shqiptari kthehet në trafikant njerëzish: Detajet e operacionit të NCA në Angli

Tre shtetas, që trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, u shpallën fajtorë pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit.

I pari, është një shtetas britanik nga Birmigham, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar nga Iraku në vitin 2002.

Pistiwan Jameel, 54 vjeç, kishte kontakte me bandat e kontrabandës së njerëzve me bazë në Francë dhe ndërmjetësonte në gjetjen e klientëve.


Një ndër klientët, ishte shtetasi shqiptar Artan Halilaj, 39 vjeç. Oficerët e NCA-së, gjatë hetimeve, vëzhguan takimin e Jameel me Halilajn në Birmingham më 1 shtator 2023.

Sipas hetimeve, në këtë takim u bë një dorëzim parash dhe më pas, në një telefonatë, Jameel shprehet: “Tre pasagjerët e mi janë të gjithë mirë për të shkuar, gjithçka në rregull”.

Artan Halilaj, i cili në atë kohë jetonte në Southall, kishte mbërritur vetë me një varkë të vogël nga Belgjika në fillim të vitit 2023.

Ai kërkoi azil, por u zhduk nga hoteli ku supozohej të qëndronte teksa kërkesa e tij përpunohej nga Home Office.

Halilaj, thonë autoritetet, po organizonte kalimin për të afërmin e tij Fiorentino Halilaj, 25 vjeç, i cili kaloi Kanalin me një varkë të vogël të nesërmen më 2 shtator. Në celularin e tij, u gjet se ai kontaktonte me Jameel.

Halilaj dhe Jameel u arrestuan nga oficerët e NCA në 23 tetor 2023, ndërsa Fiorentino Halilaj u arrestua të nesërmen në qendrën e paraburgimit të emigracionit ku po mbahet.

Jameel dhe Fiorentino u deklaruan fajtorë të dy, ndërsa Artani mohoi përfshirjen. Sot (e martë 12 nëntor 2024), ai u shpall fajtor pas një gjyqi njëjavor në Birmingham Crown Court. Të tre do të mësojnë dënimin e tyre ne 3 dhjetor.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori