Të hënën pasdite ka mbërritur në Kosovë Daria Meshchriakova, e katërta gazetare ukrainase e cila sistemohet në kuadër të projektit "Gazetarët në Rezidencë - Kosovë". 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit, dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.


"Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor", thuhet në njoftimin për media.

Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, organizata këto implementuese të projektit.

Ndryshe, Lyudmila Makey, ishte gazetarja e parë nga Ukraina që ka arritur në Kosovë, më 17 prill./Telegrafi/