LAJMI I FUNDIT:

“Mbappe duhet të bashkohet me PSG”

“Mbappe duhet të bashkohet me PSG”

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery beson se Kylian Mbappe duhet të bashkohet me klubin e tij dhe të refuzojë transferimet e klubeve jashtë Francës.

Sulmuesi 18-vjeçar i Monacos është në qendër të spekulimeve për transferimin e tij, me Real Madridin midis klubeve që thuhet se janë të prirur të ofrojnë një çmim rekord të transferimeve, por Emery e fton talentin në PSG.

“Real Madridi më do që kur isha 14 vjeç”
Lexo po ashtu “Real Madridi më do që kur isha 14 vjeç”

“Kur flasim për Mbappe këtu në Spanjë, flasim për Realin ose Barçën. Por, unë jam në PSG dhe them: ‘Çfarë mund të jetë më e bukur se sa përfaqësimi i një ekipi francez?”, iu ka thënë Emery gazetarëve.


“Me gjithë respektin ndaj Monacos, ai duhet të vijë në Paris, ai ka familjen këtu. Prindërit e tij jetojnë këtu, ai shkoi në një akademi këtu”, përcjell Telegrafi.

“Ne folëm për ndjenjën, pasionin, dëshirën – dhe çfarë mund të ishte më e bukur se sa të përfaqësosh qytetin tënd dhe të jesh i rëndësishëm?”.

PSG ofron 150 milionë euro për Mbappen
Lexo po ashtu PSG ofron 150 milionë euro për Mbappen

“Natyrisht, unë jam i njëanshëm, por kjo është ndjenja që kam pasur kur debutove për Real Sociedadin”.

“Nuk e di nëse Reali është i ngjashëm me atë, apo nëse Barcelona bën ose Tottenham apo Arsenal. Por, nëse ai duhet të largohet nga Monaco, unë them: ‘Çfarë është më mirë për të, për Francën, për PSG-në, që të ketë një bashkim mes lojtarit dhe qytetit të tij”.

“E them atë që e ndjej”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori