Iniciativa CorrWatch ka shprehur shqetësimin për vazhdimin e praktikës së mbajtjes së pozitave drejtuese me ushtrues detyrës në administratën publike edhe pas tejkalimit ligjor.
CorrWatch theksoi se në vazhdimësi ka reaguar lidhur me këtë praktikë dhe pasojat negative që është duke shkaktuar, por fatkeqësisht situata vazhdon të mbetet e njëjtë.
“Më 26 shtator 2024 janë bërë 1 vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Zyrtarët Publik (LZP) dhe një shumicë e konsiderueshme e pozitave drejtuese (Sekretar të Përgjithshëm, Drejtor Departamenti dhe Udhëheqës i Divizionit) vazhdojnë të mbahen me ushtrues detyre edhe pse afati ligjor ka skaduar.
LZP ka vendosur disa rregulla edhe afate kohore sa i përket ushtruesve të detyrës ku ndër të tjera edhe maksimumin e ushtrimit të një pozitë që është 6+6 muaj ose 1 vit. Për ilustrim, nga gjithsej 16 ministri të Qeverisë (përfshirë Zyrën e Kryeministrit), 8 prej tyre funksionojnë me ushtrues detyre. Ndërsa sa i përket agjencive ekzekutive, 29 prej tyre janë me ushtrues detyre/zëvendësues.
Tejkalimi i këtij afati përveç që është paligjshmëri në vetvete prodhon edhe një pasojë tjetër juridike që është shpallja e paligjshme e çdo vendimi të marrë nga ushtruesi/ja i/e, pas kalimit të afatit 1 vjeçar siç përcaktohet nga vet LZP”, thuhet në reagim.
Sipas CorrWatch, shpallja e paligjshme e vendime të nxjerra nga ushtruesit e detyre pas afatit 1 vjeçar, marrë parasysh natyrën e vendimeve të nivelit të lartë drejtues, rrezikon dhe cenon rëndë të drejtat dhe interesat e ligjshme të personave të cilat janë të garantuara me ligj, sidomos në ato institucione të cilat ofrojnë shërbime publike administrative.
“Tejkalimi i afatit ligjor për ushtruesit e detyrës është shkelje ligjore si e mbikëqyrësve të drejtpërdrejtë ashtu edhe të mbajtësve të pozitave të caktuar si ushtrues detyre.
Përmes këtij reagimi CorrWatch, i bënë thirrje të gjitha institucioneve që të ndërmarrin veprimet të menjëhershme ligjore në rekrutimin e pozitave të lira në administratën publike. Vazhdimi i dukurisë të ushtruesve të detyrës, i cili ka degraduar në normë për vite të tëra, është një praktikë e papranueshme dhe duhet të marrë fund pa vonesa”, thuhet tutje në reagim.
Iniciativa CorrWatch është e themeluar nga konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përberë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?