Mbahet "Parada e Krenarisë" në Prishtinë

Sot në Prishtinë u zhvillua "Parada e Krenarisë" aktivitet qendror i edicionit të nëntë të Javës së Krenarisë në Kosovë (9–14 qershor 2025).
Pjesëmarrësit u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” dhe defiluan përmes qendrës së kryeqytetit deri te Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ku sonte po mbahet një koncert përmbyllës.
Motoja e sivjetme “Asnjë Hap Mbrapa” shpreh përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazisë dhe dinjitetit të komunitetit LGBTQI+ në vend.
Ngjarja është organizuar në bashkëpunim me institucione vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me organizata të shoqërisë civile.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































