LAJMI I FUNDIT:

Marsh sensibilizues për personat me nevoja të veçanta në Pejë

Marsh sensibilizues për personat me nevoja të veçanta në Pejë

Në kuadër të projektit të “Save dhe Children” të mërkurën në qytetin e Pejës është mbajtur marshimi i personave me nevoja të veçanta.

Kjo kampanjë do të mbahet në tërë Kosovën, por e mërkura ka rezultuar të jetë dita ku ky parakalim do të mbahet në qytetin e Pejës.


Egzon Qorkadiu, përfaqësues i Handikos-it në Pejë, ka thënë se ky organizim po bëhet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për personat me nevoja të veçanta.

Ai ka thënë për Telegrafin se po synohet që të mos ketë paragjykime ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.

“Në qytetin e Pejës, numërohen 280 fëmijë me nevoja të veçanta, por si numër në total, arrin në 934 gjithsejtë”, ka thënë Qorkadiu, duke shtuar se kushtet e tyre financiare nuk janë të mira.

Ndërkaq, Ismet Çeku i cili ka të djalin me nevoja të veçanta ka thënë se ata si prind përballën me vështirësi të shumta. Ai ka treguar se ka mjaftë shpenzime për terapinë të cilën e përdorë fëmija i tij.

“Gjendja e personave me nevoja të veçanta është përmirësuar kohëve të fundit, pasi që është rritur pagesa për ta. Por, duhet një kujdes më i madh si dhe një kujdes më i madh për ta nga njerëzit”, ka shtuar Çeku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori