Në eventin e radhës të Hapite Space u diskutua për fillimin e karrierës në Freelancing, ku folës ishin Riard Rexhepi dhe Granit Selimaj, freelancerë të suksesshëm.
Përvojën mbi 10 vjeçare e shpalosën para të pranishmëve, duke i informuar ata për profesionet më fitimprurëse në platformat e freelancing, aftësitë e domosdoshme për të pasur sukses në këtë formë të të punuarit si dhe dhanë këshilla mbi zgjidhjen e vështirësive të ndryshme.
Riardi tregoi se një freelancer aktiv mesatarisht fiton rreth 30,000€ në vit. Tutje, ai tha se një freelancer në tregun global fiton mesatarisht $18 në orë.
Sa i përket profesioneve më fitimprurëse në freelancing, Riardi i përmendi pesë prej tyre.
“Programer, dizajner grafik, asistent virtual, shkrimtar dhe menaxher i rrjeteve sociale. Por, sa do që je programer i mirë ose dizjaner ose në çfarëdo profesioni që je, nëse nuk ke njohuri të gjuhës angleze është shumë problem me siguru një kontratë pune, sepse kjo gjuhë është shkathtësia kryesore që duhet ta keni”, vazhdoi ai.
Graniti tha se edhe pse puna në freelancing është sfiduese duke qenë se kryesisht punon vetëm, është mundësi shumë e mirë për të punuar me kompani dhe njerëz të huaj e rrjedhimisht duke i zgjeruar njohuritë dhe shkathtësitë.
“Nuk do të thotë që me punu domosdoshmërisht për atë që ke studiu. Freelancing të mundëson edhe me ndryshu karrierën dhe me eksploru gjëra të reja. Mundesh me regjistru ndonjë kurs dhe me fitu shkathtësi të reja për dizajn, programim apo fusha të tjera dhe me vullnet e përkushtim mundesh me ndrru profesionin e rrjedhimisht edhe krejt jetën. Kur ka funksionu për mu, funksionon edhe për ju”, tha Graniti.
Kur u pyetën nga audienca se për cilat profesione është i mundur freelancing, ata thanë se çdo punë e cila bëhet në zyrë, mund të bëhet edhe nga distanca. U përmend se Google ka më shumë kontrata me freelancerë (54%), krahasuar me punëtorë të brendshëm (46%).
Pyetjes se a duhet të fokusohet vetëm në freelancing një person që fiton më shumë prej freelancing sesa prej punës së rregullt, ata u përgjigjën se rreziku në freelancing ekziston, sidoqoftë zgjedhja varet prej personit se sa kohë i përkushtojnë punës freelance.
Ky ishte eventi i dytë në Hapite, e cila është hapësirë e rezervuar për ngjarje dhe mbledhi të komunitetit. Për t’u informuar rreth eventeve të radhës, ndiqeni atë në rrjetet sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri