Ndryshe, kjo konferencë është e vetmja e llojit të tillë në Kosovë, e cila pritet të marrë përmasa globale. /Telegrafi/
Mbahet edicioni i dytë i Growth Tank, konferencës më të madhe në rajon për Marketing Digjital
![Mbahet edicioni i dytë i Growth Tank, konferencës më të madhe në rajon për Marketing Digjital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/ballina-780x439.jpg)
Growth Tank është ndër konferencat më të mëdha në rajon, që po mbahet sot në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Social Media.
Edicioni i dytë i Growth Tank ka grumbulluar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët ndajnë përvojat e tyre si folës në panelet me tema të ndryshme brenda konferencës.
Disa nga temat që po trajtohen në këtë edicion janë: Programmatic Advertising, Content Revolution, Social media as a Growth Accelerator, E-commerce Marketing, dhe Boost growth through Social Media.
Drejtori Ekzekutiv i Telegrafit, Gentian Lluka, panelist në këtë konferencë, tha se Programmatic Advertising ka 10 vite që ka nisur si proces, ndërsa sot ka arritur në një pikë të jashtëzakonshme të zhvillimit.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/06/Gentian-Lluka.jpg)
Lluka tregoi se kjo është platformë e cila e automatizon procesin e blerjeve dhe reklamave digjitale në media online.
“Momentalisht procesi është manual. Bota ka shumë domene. Ka shumë media ku është e pamundur që agjensionet dhe brendet e mëdha t’i kontaktojnë manualisht të gjitha ato media, që të marrin oferta dhe të lëshojnë kampanja”, tha ai.
Lluka tutje njoftoi se në Kosovë janë identifikuar diku rreth 50 domene që janë të rëndësishme.
“Është e pamundur të komunikosh me të gjitha. Kështu që programi i advertising e zgjidh këtë problem. Konsiston me dy module – një për mediat dhe publikuesit. Pra, i digjitalizon mediat dhe ju mundëson zhvillimin e implementimin e produkteve inovative. Dhe, në anën tjetër është reklamuesi, i cili ka platformë të jashtëzakonshme dhe ka qasje në kohë reale te këto domene”.
Sipas tij, ky inovacion është dashur të ndodhë shumë më herët në Kosovë, por tha se kanë hasur në një problem.
“Kemi një fatkeqësi që Google nuk e njeh gjuhën shqipe dhe faktikisht vetëm audienca shqiptare ka mbetur mbrapa në tregun e madh të zhvillimit teknologjik. Tregu është i jashtëzakonshëm dhe përdoruesi i internetit në Kosovë është ndër të parat në Evropë. Mundësitë për të reklamuar sot në Kosovë janë të mëdha, sidomos pasi që vijnë këto platforma’, pohoi Lluka.
Ai mes tjerash tha se Telegrafi që nga viti 2016 ka filluar implementimin e këtyre platformave digjitale dhe se çdo platformë botërore ka pasur qasje në të.
Ndërsa, Idaver Sherifi, Drejtor Ekzekutiv në ABC News, duke folur për rëndësinë e digjitalizimit të mediave, tha se këto të fundit si në tregun e Shqipërisë ashtu edhe në atë të Kosovës 99 për qind të ardhurave i fitojnë nga bizneset.
Ndaj, siç tha, sistemet digjitale janë të rëndësishme pasi mundësojnë u mundësojnë mediave menaxhim dhe organizim më të mirë të hapësirave dhe targetim të audiencave.
“Digjitalizimi në mediat shqiptare ka filluar nga halli. Por, digjitalizimi i medias nuk do të thotë vetëm të hapësh një faqe në wordpress-i. Kështu që, digjitalizim do të thotë automatizim i të gjitha veprimeve të aktivitetit mediatik”, u shpreh Sherifi.
“Pjesa e faqes që njerëzit shohin është vetëm pjesa e plasimit të përmbajtjes për audiencën. Por, mund të them se si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, mediat 99 për qind të ardhurat i kanë nga bizneset, pra nuk kemi sisteme të avancuara nga abonimet, dhe gjëja kryesore është se duhet të gjesh mënyrën se si këtë audiencë mund të përdorësh në mënyrën më të mirë. Pra, sistemet digjitale mundësojnë menaxhimin dhe organizimin më të mirë të hapësirave, në mënyrë që të targetosh audiencën e duhur me atë që reklamon”, tha ai.
Arlind Lepaja, Digital Marketer në TopShop, tregoi se si Programmatic Advertising funksionon në Facebook e platforma të tjera.
“Kemi përdorur rrjetet sociale për reklamim të brendeve dhe produkteve, dhe se tash po kërkojmë mundësi të reja për targetim të audiencave. Sepse nuk është mirë që krejt buxhetin me shpenzu në një vend”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-780x439.jpg)
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-780x439.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re