Floyd Mayweather ka konfirmuar gjatë një paraqitje në Instagram se do të marrë pjesë në më shumë meçe, sikurse ai kundër Tenshin Nasukawa.

Ish-kampioni botëror i peshave të lehta u pensionua pasi rrahu Conor McGregor në vitin 2017.


Por, ai u shfaq pak më shumë se një vit më vonë kur luftoi ndaj kik-boksierit japonez Nasukawa në një meç miqësor.

Megjithatë, amerikani ka konfirmuar se do të ketë edhe më shumë meçe miqësore sikurse ai në Japoni.

https://twitter.com/Dee_Black_MMA_/status/1257931622462218245

“Do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore”, ka thënë fillimisht Mayweather.

“Këto meçe miqësore do t’i zhvillojë jashtë shtetit. Megjithatë, do të paguhem mirë”, përfundoi amerikani. /Telegrafi/

telegrafi sport app