LAJMI I FUNDIT:

Maxhuni dhe Fungo bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

Maxhuni dhe Fungo bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni priti në një takim Gjeneralin e KFOR-it, Giovanni Fungo, ndërsa biseduan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

Maxhuni  e falënderoi Gjeneralin për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndarjen e mendimeve të përbashkëta për bashkëpunimin ndërmjet dy mekanizmave krucial për çështjet e sigurisë, por edhe për projekte të avancimit reciprok.


Gjenerali i KFOR-it e vlerësoi lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Format e bashkëpunimit reciprok në parandalimin proaktiv të aktiviteteve, të cilat do të afektojnë në sigurinë e përgjithshme në vend dhe rajon do të jenë prioritet në të ardhmen për të dyja palët.