LAJMI I FUNDIT:

Mavraj u kthehet stërvitjeve pas shqetësimit, Abrashi e Berisha po ashtu

Mavraj u kthehet stërvitjeve pas shqetësimit, Abrashi e Berisha po ashtu

Lajme të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare të futbollit, vetëm pak orë përpara debutimit të së shtunës, në Kampionatin Evropian.

Pas ditës së pushimit, ku iu nënshtrua terapive intensive me fizeoterapistët, Mërgim Mavraj u kthye të stërvitet me grupin në stadiumin “Iv Le Genot” në Perros Guirec. Lodhja muskulore kaloi dhe mbrojtësi punoi me pjesën tjetër të lojtarëve.

Prezenca e lojtarit të Kolnit në qendër të repartit difensiv përkrah kapitenit Lorik Cana është tejet e rëndësishme, pasi ai ofron siguri dhe eksperiencë për duelin ndaj Zvicrës.


Normalisht në fushë edhe dy titullarë të tjerë kuqezi, që gjatë së martës krijuan jo pak shqetësim për gjendjen e tyre. Amir Abrashi qetësoi stafin kuqezi pas shqetësimeve që i shkaktonte lëndimi në shpatull, të trashëguar nga aktivizimi me Freiburgun dhe që iu përkeqësua pas një dueli gjatë grumbullimit në Austri.

Pas kontrolleve dhe masazheve të zgjatura, mesfushori i njohur edhe me nofkën “pit-bull” tregoi në stërvitje se është në gjendje optimale, ku si gjithmonë ishte luftarak për çdo top.

Sinjale të rëndësishme pozitive dha edhe Etrit Berisha. Pas lëndimit që pësoi në dorë, gardiani kuqezi u stërvit normalisht me trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi dhe dy gardianët, Shehi e Hoxha, transmeton Supersport.

Seanca stërvitore e Kombëtares gjatë paradites së të mërkurës zgjati për afro 60 minuta, ku stafi teknik është përqendruar te taktika, me zv.trajnerin Paolo Tramezzani që drejtonte programin stërvitor dhe kapitenin Lorik Cana që si zakonisht orientonte shokët në zbatimin e detyrave.

Atmosfera ishte mjaft pozitive dhe ushtrimet, pjesë e cilave si shpesh herë është edhe asistenti kuqezi, Erjon Bogdani, u zhvilluan mes humorit. Tregues i qartë se Kombëtarja ka besim te potenciali i saj dhe është gati të mahnitë sërish Evropën.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori